Zhupa: Si Veliaj po shkel ligjin me zgjedhjen e drejtorëve të tij,...

Zhupa: Si Veliaj po shkel ligjin me zgjedhjen e drejtorëve të tij, si anëtarë të asamblesë së PS-së

28
0
Shares

Zëdhënësja  e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Ina Zhupa ka reaguar për zgjedhjen e anëtarëve të asamblesë së PS-së. Përmes një postimi në Facebook ajo shkruan se drejtorët e bashkisë së Tiranës e kanë të ndaluar me ligj që të jenë anëtarë partie.

Zhupa shkruan se këta nëpunës të lartë të bashkisë Tiranë duhet të shkarkohen ose të japin dorëheqjen nga detyra e tyre.

Zhupa: Veliaj shkel ligjin me zgjedhjen e drejtorëve të tij të nivelit të larte si anëtar të asamblesë së Partisë Socialiste! 6 Drejtor që aktualisht qëndrojnë në funksione të larta publike në Bashkinë Tiranë janë në kundërshtim me ligjin në ato pozicione! Konkretisht ligji “Për Nëpunësin civil”, Nr 153/2013 në nenin 37, pika 2 sanksionon: Nëpunësit civil të nivelit të lartë drejtues nuk mund të jenë anëtar të partive politike. 6 Drejtorët e nivelit të lartë duhet të shkarkohen ose të japin dorëheqjen nga detyrat si drejtor pasi qytetarët e Tiranës nuk mund të paguajnë më paratë e tyre shkelësit e ligjit qe kanë vite që dallohen kryesisht ne shpërdorimin e fondeve publike.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY