FOTO/Aktivisti njofton largimin e tij, Basha e fton në takim: Ikja nuk...

FOTO/Aktivisti njofton largimin e tij, Basha e fton në takim: Ikja nuk është zgjidhje

151
0
Shares

Aktivisti Robert Skëndo ka njoftuar largimin e tij nga Shqipëria nëpërmjet një postimi në twitter. Në postimin e tij ka komentuar kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili i shkruan se “largimi nuk është zgjidhje”.

“Do largohem nga Shqipëria së shpejti – zhvendosje e përhershëm. Është e qartë për mua që nuk i ndaj më vlerat e shumicës së banorëve të Shqipërisë , do të doja të luftoja për t’i bërë gjërat më mirë, por nuk mund t’i bëj vetëm ato. Jam i trishtuar që jam një statistikë tjetër në trashëgiminë e udhëheqjes së keqe politike”, shkruan Skëndo.

Kreu i PD-së e fton që të takohen, ndërsa i shkruan: Robert, ikja nuk është zgjidhje! Bashkë duhet të luftojmë për vendin. Për Shqipërinë tonë. Kjo është arsyeja pse u ktheva dhe unë, pikërisht për këtë! Mos u largo. Le të bashkojmë forcat në këtë betejë për Shqipërinë! Të ftoj të takohemi!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY