Një kope ujqërish raportohet se janë futur në oborret e banesave në fshatin Karic të njësisë administrative Baz në bashkinë e Matit.
Sipas banorëve nuk është hera e parë që vijnë kope me ujqër në fshat. Ka dhe raste të tjera dhe ditën e djeshme një ujk ka sulmuar bagëtitë të cilat shoqëroheshin nga fëmijë dhe ndodheshin në afërsi të banesave.
Sipas BW, nga deshmite e para, fëmijët janë të trembur dhe të tmerruar pasi kanë parë ujkun duke sulmuar bagëtitë.
Ndërsa një banor i zonës pasi fëmija ka shkuar duke qarë në shtëpi ka marrë armën e gjahut dhe ka vrarë ujkun në afërsi të banesës ku po i sulmonte bagëtitë. Në të gjithë qarkun e Dibrës janë shfaqur kope ujqërish dhe arinj ku mund të jenë futur nga Maqedonia e Veriut. Banorët kërkojnë që shteti të marrë masa pasi rrezikojnë fëmijët kur shkojnë në shkollë.
//DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/