Pranga dy punonjësve të Bashkisë Pogradec, mbyllën me çelës shkollat që janë vendosur si qendra votimi

Shares

Polcia ka arrestuar dy punonjës të Bashkisë Pogradec. Shkak është bërë, sipas policisë, ndërhyrja e dy punonjësve në shkolla për të penguar zhvillimin  e zgjedhjeve.

Ata janë kapur duke mbyllur me çelës tre shkolla dhe një kopsht fëmijësh në lagjet nr 2 dhe 5 të qytetit të Pogradecit, të cilat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë vendosur dhe miratuar si qendra votimi, për zgjedhjet e Pushtetit Vendor të datës 30.06.2019″,-njofton policia.

NJOFTIMI 

Arrestohen në flagrancë 2 punonjës të Bashkisë Pogradec, për veprën penale “Pengimi i zgjedhësit, kryer në bashkëpunim”.

Specialistët për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• S.B, 61 vjeç;
• G.B, 59 vjeç, banues në Pogradec, (të dy me detyrë punonjës shërbimesh në Seksionin e Arsimit pranë Bashkisë Pogradec).

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, duke mbyllur me çelës tre shkolla dhe një kopsht fëmijësh në lagjet nr 2 dhe 5 të qytetit të Pogradecit, të cilat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë vendosur dhe miratuar si qendra votimi, për zgjedhjet e Pushtetit Vendor të datës 30.06.2019.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...