Vasili thumbon OSBE-në: Iu dha mundësia të shohin zgjedhjet e Partisë së...

Vasili thumbon OSBE-në: Iu dha mundësia të shohin zgjedhjet e Partisë së Punës

38
0
Shares

Ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me ironi pas deklaratës së sotme të OSBE-së lidhur me votimet e 30 Qershorit. (kliko ketu per deklaratën)

Vasili nuk e kursen aspak thumbat për këtë institucion, ndërsa shkruan se janë me fat, pasi pas kaq shumë kohësh do të shohin zgjedhje si në Partinë e Punës.

Në kohën e Partisë së Punës, OSBE nuk i monitoronte dot zgjedhjet 99% -she, sepse nuk fuste dot as kokën në Shqipëri.

Sot në kohën e Bablokut dhe të rilindjes,OSBE-së iu dha mundësia që në 30 qershor të shohë zgjedhjet e Partisë së Punës. Dhe jo vetëm t’i shohë, por edhe t’i çertifikojë, bile edhe me fitore më thellë se 99%, por me 101%. Të vaftë mbarë dhe ta mbash gëzuar komedinë e zezë, OSBE!”,-shkruan Vasili.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY