“Neveritës”, ish-ministri për grabitjen: Të paktën të mos na hapin barkun me...

“Neveritës”, ish-ministri për grabitjen: Të paktën të mos na hapin barkun me justifikime

59
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani në një postim në rrjetet sociale shkruan se ëshë neveritëse fakti që po justifikojnë grabitjen duke ia hedhur fajin koncesionarëve.

Sipas Manjanit, kompania kineze nuk e mbulon dot papërgjegjshmërinë e shtetit politik, i cili nuk ka asnjë polic të neutralizojë kriminelët.

REAGIMI I PLOTE

Askush nuk do kishte fytyrë të kritikonte policinë, nëse kjo e fundit do ti kish neutralizuar dhe pse jo vrarë grabitësit në mes të pistës (idealisht tek gardhi rrethues) së aeroportit!

Askush!

Aeroporti i Rinasit është kufi shtetëror dhe objekt i rëndësisë së veçantë. Prekja e avionit, më keq akoma hyrja në të e personave të pa autorizuar është cënim ekstrem i sigurisë ajrore, pra e sigurisë Kombëtare dhe Ndërkombëtare.

Në atë zonë as zogjtë nuk lejohen të hyjnë, jo më njerëz të paautorizuar e të armatosur!!

Ndaj neutralizimi dhe asgjesimi i kujtdo që tenton të hyjë në mënyrë të paautorizuar dhe pa kontroll, është krejt legjitim.

Por, çështja është se Policia jo vetëm që s’ishte prezent (zakonisht furgonat e policisë të zënë edhe shkallët e avionit deri në bezdi),pra as nuk mban përgjegjësi as për ruajtjen e kufirit, as për objektin e rëndësishëm.

Skenat e tjera që u vu në ndjekje, kapi autorët apo gjeti tenxheret me para, janë rutinë… I kemi parë dhe më parë.

Justifikimi se fajin e ka Koncensionari, në kushtet kur kjo ngjarje ka ndodhur më parë është neveritës.

Kina vërtetë është e madhe, por nuk e mbulon dot papërgjegjshmërinë e shtetit tonë politik. I shtetit që ka gjithnjë policë e gardistë me shumicë për të neutralizuar popullin, por nuk ka asnjë polic të neutralizojë kriminelët.

Të paktën të mos na hapin barkun me justifikime!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY