FOTO/Pamje të rënda, sulmi i grabitësve ndaj kambistit në Tiranë

FOTO/Pamje të rënda, sulmi i grabitësve ndaj kambistit në Tiranë

142
0
Shares

Paraditen e sotme, një pikë këmbimi valutor u grabit nga dy persona të cilët plagosën dhe pronarin e saj  i cili po transportonte lekët në bankë.

Personi i plagosur në fotot e mëposhtme është Agron Shima, 50 vjeç, i cili u godit me thikë dhe me levë nga dy grabitës në Rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Shima ka qenë duke lëvizuar me motorr në momentin që është goditur nga dy grabitësit, të cilët i kanë marrë edhe çantën, brenda së cilës mbante para dhe do i depozitonte në bankë.

Me ndërhyrjen e forcave të policisë është bërë e mundur arrestimi i njërit prej grabitësve, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje dhe po punohet për kapjen e tij.

NJOFTIMI I POLICISE

Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 09:12, në rrugën e “Barrikadave” shtetasi A. Sh., rreth 50 vjeç (pronar i një pike këmbimi valutor) ka qënë duke lëvizur me motorr ndërkohë që është goditur me mjete të forta nga dy persona duke i marrë një sasi lekësh.

Reagimi në kohë i Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të njërit prej autorëve të dyshuar, ndërkohë që autori tjetër ka arritur të largohet.

Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje dhe po punohet për kapjen e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY