VIDEO/Shqiptarja në Gjermani që po thyen rrjetin, merr mijëra klikime pas këngës së fundit

Shares

Këto janë dy vajza të reja të cilat janë emigrante në Gjermani, por që pasioni për këngën dhe dashuria për atdheun e tyre janë miksuar kaq bukur për të ardhur në këtë bashkëpunim.

Florentina është shqiptare, ndërsa Melisa është me shtetësi turke.  Në këngën e fundit, të sapo publikuar, vajzat këndojnë pjesët më të dëgjuara të super hiteve të vendit nga vijnë.

Pra, në një këngë dëgjohet dhe shqip dhe turqisht. E gjitha është filmuar brenda një stacioni metro dhe ajo që bie në sy është zëri i vajzave.

Ideja për t’i miksuar këngët në një të vetme është e veçantë dhe vajzat kanë disa kohë që e bëjnë këtë gjë dhe kanë mijëra klikime, shikime dhe komente pozitive. Shembulli i njerëzve që e duan vendin e tyre dhe e promovojnë atë.

Më poshtë keni këngën e fundit e publikuar vetëm pak para disa orësh./(K.Balliu/Droni.al)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...