‘Kemi ca drejtora legena që po na nxijnë fytyrën’, Rama shkarkon 11...

‘Kemi ca drejtora legena që po na nxijnë fytyrën’, Rama shkarkon 11 drejtues të PS-së

190
0
Shares

‘Kemi disa drejtora legena, që po ia nxijnë fytyrën qeverisë”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama ditën e djeshme, teksa paralajmëroi ndryshime të reja.

Dhe e ka patur seriozisht. Pas shqetësimit se drejtorët dhe njerëzit në krahë të tij kapen dita ditës të përfshirë në afera kriminale e korruptive, ai ka shkarkuar e 11 drejtues të degëve të PS në rrethe.

Lajmin e ka bërë të ditur deputetja Elisa Spiropali, pas përfundimit të mbledhjes urgjente të PS mbajtur ditën e sotme.

Ka një degradim të marrëdhënieve mes pushtetit lokal dhe qytetarëve. Sidomos në bashkitë që drejtohen nga opozita vihet re një shthurje e strukturave të partisë.

Lista e të shkarkuarve do të bëhet publike shumë shpejt. Do të ketë një analizë të punës së drejtorëve në të gjithë vendin,’ tha Spiropali.

Mbledhja ka nisur rreth orës 8 e 30-të të mëngjesit të sotëm.  Burime bëjnë me dije se janë shkarkuar 11 drejtues të degëve të PS-së në rrethe, po ende nuk janë bërë publik emrat e tyre.

Këto zhvillime në selinë rozë vijnë dy ditë pas arrestimeve të bujshme të policisë ku në pranga ranë dhe dy ish-deputet socialist, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY