DETAJE/Gjendet një motor i braktisur, dyshohet se u përdor në atentatin në...

DETAJE/Gjendet një motor i braktisur, dyshohet se u përdor në atentatin në Tiranë

99
0
Shares

Është sekuestruar në ambientet e Kopshtit Botanik një motor i cili dyshohet se ka lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmë në zonën e ish-Bllokut.

Edhe pse kanë kaluar pothuajse 12 orë nga ngjarja ende sot nuk ka një reagim zyrtar nga ana e policisë, deri më tani mësohet se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Përsa i përket motorit të sekuestruar, dyshimet e forta janë se është përdorur për të transportuar personin që kreu atentatin në ambientet e jashtme të lokalit. Derimë tani ka rreth 30 persona të shoqëruar si dhe po merren në pyetje dëshmitarët në ngjarje.

Nga pamjet e kamerave, nga e cila u zbardh dhe skema, dyshohet se viktima Rigers Gaxha ka qëlluar ndaj autorit me të cilin kishte nisur një konflikt fillimisht verbale e më pas fizike e deri tek armët.

Rigers Goxhaj dhe Laert Hasa kanë qenë shoqërues të Ervis Martinajt. Të tre protagonistët ishin ulur në një tavolinë në lokal. Ndërkohë, ende nuk është bërë me dije identiteti i personit të tretë, i cili momentalisht ndodhet në një spital privat.

Gjendja shëndetësore e të plagosurëve 

Viktimë mbeti Rigers Gaxha, 26 vjec, truproja i Ervis Martinaj, i cili mbeti i plagosur bashkë me Leart Hasajn, ndërsa lëndime ka marrë dhe pronari i lokalit, i cili ndodhet i shtruar në një spital privat.

Ndërkohë, Martinaj i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje në Spitalin e Traumës është jashtë rrezikut për jetën. Ai kishte marrë një plumb në qafë. Pas operacionit Martinaj, është dërguar në një spital privat.

Nga ana tjetër Leart Hasa ndodhet në gjendje kritike, pasi ka marrë një sërë plumbash në trup. Ai ka plagë në bark, stomak, zorrë, mëlçi, plagë edhe në gojë dhe gjendja e tij është e rëndë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY