PD prezanton nismën për çlirimin e ekonomisë, deputetët sqarojnë platformën

Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është duke folur për masat antimafia që PD propozon.

Ai shprehu bindjen në vazhdimësinë e nismës së vettingut në politikë i cili është i nevojshëm për të cliruar qeverinë nga krimi.

Basha thotë se shifrat e mbylljes së bizneseve janë në rritje, ku numërohet nga 45 biznese që mbyllen çdo ditë.

Në platformën që ai propozon për clirimin e ekonomisë, në qendër do të jetë pasuria e personave që përfitojnë gjysmën e tenderave publike në mënyrë korruptive.

Sipas tij, duhet të rikthehen kushtet e konkurrencës së barabartë dhe të zbatohet ligji. Ky është synimi i platformës së PD.

Prezantimi i platformës do të vijojë në 3 pjesë, ku do të flasin tre deputetë dhe do të japin detaje dhe për projektligjin që është gati.

Ndiqni live seancën teksa prezantohet platforma

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/334192873811924/?notif_id=1537780620365680&notif_t=live_video

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/305008576999632/?notif_id=1537780620365680&notif_t=live_video

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...