VIDEO/Humbi dy kushërinjtë e tij, i riu me plagë të rënda tregon...

VIDEO/Humbi dy kushërinjtë e tij, i riu me plagë të rënda tregon si ndodhi aksidenti në Roskovec

141
0
Shares

Martin Dogani, është njëri nga kushërinjë e mbijetuar nga aksidenti i rëndë i ndodhur dje në fshatin  Arapaj,  ku ndërruan jetë dy prej kushërinjve të tij.

Në një intervistë, Martini ka rrëfyer ngjarjen e rëndë teksa tregon momentet e tmerrit dhe plagët e shumta në trup.

Sipas Martinit, ai kishte qenë së bashku me dy të rinj të tjerë  në trotuarin para një lokali në momentin e përplasjes.

Martini e njihte drejtuesin e mjetit e ka pasur shok në shkollë dhe shprehet për të se ishte çun i mirë. Ndërsa thotë se përpjekja për ta ndaluar ishte e kotë, pasi shpejtësia me të cilën drejtonte automjetin ishte e madhe.

Pjesë nga fjala e tij

‘’Ishim katër çuna xhaxhallarësh dhe po rrinim në trotuar, ikën njëri prej nesh. Dëgjuam një zhurmë të madhe frenimi. Amarildon e kam pasur shok shkolle, ka qenë çun i mirë, mosha e kupton, ka qenë me shpejtësi rreth 120-130 kilometra. Ne po qëndronim në trotuar mo burrë, po qeshnim”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY