Gjyqi i Artan Lazaj shtyhet, avokati kërkon jo vetëm hetim pasuror

Gjyqi i Artan Lazaj shtyhet, avokati kërkon jo vetëm hetim pasuror

140
0
Shares

Avokati i Artan Lazaj ka ngritur për herë të parë gjatë seancave dëgjimore të Vettingut kërkesën se hetimi i Vettingut është tredimensional dhe është në kundërshtim me ligjin. Kjo ka sjellë që seanca dëgjimore e KPK për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Artan Lazaj të shtyhet.

Avokati ka bërë kërkesë  për përjashtimin e trupës gjyqësore. Seanca nisi në orën 10:00 të ditës së sotme. Relatorja, Brunilda Bekteshi është shprehur se hetimi ndaj gjyqtarit Lazaj ka përfunduar vetëm për një nga kriteret. Ndërkohë,

“Hetimi i Vettingut është tredimensional. Është në kundërshtim me ligjin, kërkesa ime procedurale është të përfshihen të tre komponentët”, ka thënë  Hazizaj.

I pranishëm në seancë ishte edhe Artan Lazaj, i cili është një nga gjyqtarët që Ambasada e SHBA i ka refuzuar vizën.Lazaj është bërë pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidimit për një post në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Artan Lazaj ka ushtruar detyrën e gjyqtarit si dhe të kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës në vitet 2003-2009. Në vitin 2009, ai është zgjedhur anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në vitin 2012.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY