EMRI/ Itali, goditet banda e trafikut të kokainës nga Holanda, mes të...

EMRI/ Itali, goditet banda e trafikut të kokainës nga Holanda, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

190
0
Shares

Policia italiane ka goditur një rrjet të fuqishëm të trafikut kokaine nga Holanda. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane që shkruajnë se gjatë një operacioni janë arrestuar 3 persona.

Në pranga ranë dy shtetas spanjollë rreth 60 vjeç që kishin pasaportë zvicerane dhe shqiptari Ferro Hoxha, 32 vjeç.

Gjithashtu një tjetër shqiptar është shpallur në kërkim. Krerët e bandës ishin shqiptarët, të cilët kishin punësuar dy të moshuarit për të mos tërhequr vëmendjen e policisë. Të paktën një herë në muaj udhëtonin për në Holandë ku siguronin 2 kilogramë kokainë për të furnizuar tregun e Milanos dhe Lekos. Gjatë kthimit për në Itali, ata e fshihnin drogën në disa pjesë të modifikuar të makinës së tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY