VIDEO/ Masakra në Shkodër, Prokuroria kërkon burg përjetë për Miklovan Parubin

VIDEO/ Masakra në Shkodër, Prokuroria kërkon burg përjetë për Miklovan Parubin

159
0
Shares

Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar burg përjetë për Miklovan Parubin dhe 20 vite për bashkëpunëtorin Marçel Shpijatin.

Miklovan Parubin, autor i vrasjes se dy shtetasve dhe plagosjes së 4 të tjerëve në Dajç të Shkodrës në vitin 2016. Prokuroria deklaroi se përveç pamjeve filmike ka siguruar dëshminë e 7 personave të pranishëm në vendngjarje.

Marçel Shpijatin ka pranuar të bashkëpunojë dhe për këtë arsye u kërkua vetëm 20 vjet burg nga 40 në total.

Gjithashtu në banesën e autorit Parubi policia kishte gjetur ditën e ngjarjes 1.3 kg kanabis. Nga ana tjeter ishte kryer edhe nje ekspertize psiqike.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja u shënua rreth orës 22: 40 të mbrëmjes së të hënës 3 tetor 2016 ku Miklovan Parubi qëlloi me kallashnikov në një lokal duke shkaktuar dy të vdekur dhe 4 të plagosur pas një konflikti që mendohet se ka nisur gjatë lojës mes autorit dhe një prej shokëve të tij Ndok Marku. Në gjaknxehtësi e sipër Miklovani ka dalë nga lokali dhe është larguar për në drejtim të shtëpisë ku edhe ka marrë armën e krimit tip kallashnikov. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, Parubi që njihej si përdorues droge dhe me probleme të forta emocionale dhe në çastin e krimit kishte konsumuar edhe një sasi të kosniderueshme alkooli.

Kush ishin viktimat dhe të plagosurit?

Plumbat e breshërisë së kallashnikovit rezultuan fatal për Arjet Saitin, 42 vjeç i cili kishte pak kohë që kishte marrë me qera lokalin ku ndodhi masakra, Gacalin Kopshtin, 30 vjeç duke i lënë të vdekur në vend. Katër shtetasit e tjerë, Ndok Marku, Vinçens Kopshti (vëllai i viktimës Gacalin Kopshti) Aleks Prendi dhe Kitas Molla, të moshës 35, 22 ,42 dhe 26 vjeç, mbetën të plagosur dhe u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës. Pas ndërhyrjes kirurgjikale, mjekët bëjnë me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa plumbat i kanë prekur në pjesët e poshtme të trupit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY