VIDEO & FOTO GALERI/ Gjirokastër, përmbyten varrezat e qytetit, uji “pushton” edhe...

VIDEO & FOTO GALERI/ Gjirokastër, përmbyten varrezat e qytetit, uji “pushton” edhe spitalin

105
0
Shares

Situata paraqitet kritike edhe në Gjirokastër ku mësohet se janë përmbytur varrezat e këtij qyteti si dhe spitali.
Forcat e Armatosura kanë ndërhyrë për largimin e ujit në spitalin e Gjirokastrës. Reshjet që kanë rënë gjatë gjithë ditës së djeshme dhe gjatë orëve të natës kanë përmbytur pothuajse të gjithë qytetin.
Ndërkohë, të gjitha rrugët e qytetit ndodhen nën pushtetin e ujit, ndërsa disa prej tyre janë të pakalueshme për shkak të nivelit të lartë.
Gjithashtu, autoritetet thonë se kalohet me vështirësi aksi drejt Tepelenës për shkak të rritjes së nivelit të ujit në liqenin e Viroit. Zyrtarët lokalë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin nga banesat deri në normalizimin e situatës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY