Vlorë, shkrumbohet nga zjarri automjeti i oficerit të Policisë

Vlorë, shkrumbohet nga zjarri automjeti i oficerit të Policisë

74
0
Shares
Foto Ilustruese

Makina e një punonjësi policie është përfshirë nga flakët mesnatën e mbrëmshme në Vlorë.
Policia Vendore e Vlorës bën me dije se rreth orës 02:50 ka marrë një thirrje në sallën operative se makina e shtetasit Sh. N., me funksion ndihmës/specialist zone në Komisariatin e Policisë Vlorë është përfshirë nga flakët poshtë pallatit ku ka qenë e parkuar.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor si edhe shërbimi zjarrfikës, ku këta të fundit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së flakëve të zjarrit në automjet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY