EMRA & FOTO GALERI/ Porti Durrës, kontrabandë nafte, arrestohen 4 persona

EMRA & FOTO GALERI/ Porti Durrës, kontrabandë nafte, arrestohen 4 persona

215
0
Shares
Foto Ilustruese

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës, pas një pune hetimore të mirëorganizuar arrestuan në flagrancë …
1. Sadri Haklaj 31 vjeç, banues në Tiranë;
2. Françesko Gërdeci 24 vjeç, banues në Shijak;
3. Sadik Krasnaj 33 vjeç, banues në Durrës;
4. Artur Zhugri 20 vjeç, banues në Kavajë.
Arrestimi i tyre u krye pasi specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVKM-Durrës në bashkëpunim me Sigurinë Portuale, pas një raportimi të ardhur në Portalin e Komisariatit Dixhital, i cili bënte fjalë për kontrabandë nafte në Portin e Peshkimit Durrës, pas një pune hetimore të mirëorganizuar, rreth mesnatës së datës kanë dokumentuar me prova ligjore aktivitetin e jashtëligjshëm të personave të mësipërm.
Të arrestuarit, në Kalatën Lindore, në Ish -Kantierin Detar Durrës janë kapur në flagrancë ku në bashkëpunim me njëri- tjetrin kishin vjedhur me qëllim shitjen jashtë territorit të Portit Durrës, naftë të marrë në anijet e peshkimit.
Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale…
• dy bidonë me një sasi prej 60 litra naftë;
• gjashtë bidonë bosh;
• një bateri;
• një pompë me tuba dhe tela të montuar , e cila shërbente për thithjen e naftës nga depozitat.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Vjedhja” dhe” Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” e kryer në bashkëpunim”parashikuar në nenet 134, 172, 25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY