Berisha: Pse nuk konfiskohet asnjë kontratë e 5D, nga 3 anëtarë komisioni,...

Berisha: Pse nuk konfiskohet asnjë kontratë e 5D, nga 3 anëtarë komisioni, vetëm një është në burg, 2 nuk janë prekur fare

43
0
Shares

Pavarësisht vjedhjeve, nuk konfiskohet asnjë qindarkë dhe asnjë kontratë nuk shpallet e pavlefshme nga skandalet e kompanisë 5D.

“Konstatohet se dhjetëra kontrata ishin fiktive.
Konstatohet se me këto dhjetëra kontrata, Erion Veliaj, Redi Molla, Tivari e me radhë, vodhën 38 milionë euro.
Por a e dini ju o miq se nuk konfiskohet asnjë qindarkë, asnjë kontratë nuk shpallet e pavlefshme, nuk kërkohet që të kthehet e gjithë shuma e vjedhur qytetarëve.
Sepse atë e ndajnë me Dumanë, me Zamanë dhe Erion Veliajn.
Ky është krim i shëmtuar.
Vetëm ju jeni shpresa e fundit e këtij vendi.
O sot o kurrë, t’u tregojmë vendin.
Miqtë e mi, ka një kod, ka një pasuord, ka një username. Të gjitha këto u vodhën nga hajdutët, u grabitën, u plaçkitën nga hajdutët e 5D”, tha Berisha.

Në vijim Berisha tha se Dumani përdori dy standarde për dosjen 5D. SKAP hetoi vetëm dosjet më dëmet më të vogla dhe me fondet më të pakta, tha ai.

“Altin Dumani ka dy standarde, një standard e ka për Ramën dhe Veliajn, tjetrin e ka për kujt t’i vijë radha.
Kështu, çka nuk ndodh kurrë vetëm me Dumanë dhe Zamanë, tre anëtarë të vlerësimit të ofertave bëjnë të njëjtat shkelje. Bëjnë të njëjti mashtrim. Të njëjtin falsifikim.
Njëri arrestohet, dy të tjerë ndiqen në gjendje të lirë. Julian Zanaj dhe Albano Janku, nuk preken paçka se kanë firmosur të njëjtin dokument, të njëjtin mashtrim si Taulant Tushaj, por meqë ai ishte në burg për një çështje tjetër, i pret atij fletëarresti për t’u tallur me qytetarët shqiptarë, kurse Albanos dhe Julian hajdutit nuk u pret fletëarresti, por i ndjek në gjendje të lirë.
Vetëm zemërimi juaj është zgjidhja.
Vetëm guximi juaj është zgjidhja.
Të dashur miq, kjo dosja 5D, që keni dëgjuar ju, kjo përbën vetëm 1 përqind të vjedhjeve të Erion Veliajt dhe bandës së tij në bashki, sepse Skrapi i partisë ka marrë në shqyrtim vetëm dosjet me dëmet më të vogla. Me fonde më të pakëta.
Kurse dosjet e fondeve të mëdha, që shkojnë të mbledhura në qindra milionë, Skapi i amniston sepse është brenda vetë i korruptuar nga Erion Veliaj dhe banda e tij.
Nuk mund të dëgjojë kush në botë ndonjëherë, që ata të cilët bëjnë tendera fiktivë, pra nuk bëjnë tendera, por vjedhin pa bërë tenderin. Ata të cilët kanë caktuar fondet limite të tenderave fiktivë, kanë përcaktuar kërkesën për kualifikim, kanë shpallur dhe fituesin, ata të ndiqen në gjendje të lirë.
Vetëm e vetëm se përndryshe do të gozhdojnë Erion Veliajn dhe do tregojnë krimet e tij”, tha Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY