Bardhi: Bashkëpunëtorë të Bashës u përpoqën të pengonin mocionin ndaj Xhaçkës

Bardhi: Bashkëpunëtorë të Bashës u përpoqën të pengonin mocionin ndaj Xhaçkës

116
0
Shares

Gazment Bardhi iu drejtua sot gazetarëve se “pyeteni Bashën kush janë bashkëpunëtorët e tij, që kanë miqësi me Olta Xhaçkën dhe i kanë ndërhyrë Bashës për të penguar mocionin kundër saj”.

Ai foli nga Gjykata Kushtetuese, ku depozitoi sërish padinë për mandatin e Olta Xhaçkës.

Bardhi u shpreh se Lulzim Basha “është një individ që i ka hyrë shumë në qejf të flasë me vete”, duke shtuar se “i shkon ky lloj modeli”.

”Basha, edhe pse nuk do të doja të merresha me të sepse do të duhet të flasim për gjëra serioze, jo për individ që i ka hyrë shumë në qejf të flasin me vete. Se kush flet me veten ju e dini, e kam parë edhe që i shkon ky lloj modeli.

Basha nuk ka firmosur as herën e parë për mandatin e Xhaçkës dhe arsyet ai i di fort mirë. Basha nuk ka pranuar të firmosur edhe mocionin e 1/10 që në nisje të kësaj procedure.

Pyeteni për Bashën për arsyen dhe se kush janë bashkëpunëtorët e tij, që kanë miqësi me Olta Xhaçkën dhe i kanë ndërhyrë Bashës për të penguar mocionin kundër Olta Xhaçkës”, tha Bardhi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY