Bardhi publikon videon: Bashkia e Tiranës grup i strukturuar kriminal

Bardhi publikon videon: Bashkia e Tiranës grup i strukturuar kriminal

227
0
Shares

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka ftuar qytetarët në protestë ditën e premte kundër Bashkisë së Tiranës, e quan si grup të strukturuar kriminal. Të premten, 26 Prill 2024, ora 11:00, të protestojmë kundër ngritjes në sistem shtetëror të mirëstrukturuar të hajdutësisë ndaj taksave tona. Për këtë Bardhi ka publikuar edhe nje video, duke kërkuar dorheqjen e Kryetarit të Bashkisë Tiranë.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Bashkia e Tiranës nuk mund të jetë grup i strukturuar kriminale. Qytetarët e Tiranës nuk mund dhe nuk duhet ta pranojnë këtë si normalitet, kur shohin sesi vetëm nga kontrolli i 1 % të procedurave të prokuruara, rezulton se janë vjedhur në bashkëpunim 100 % e fondeve. Tirana ka shumë probleme dhe buxheti i qytetit duhet të përdoret për zgjidhjen e halleve dhe problemeve të qytetarëve, për shërbime ndaj tyre, për punë në dobi të mirëqenies së qytetarëve.

Të premten, 26 Prill 2024, ora 11:00, protestojmë kundër ngritjes në sistem shtetëror të mirëstrukturuar të hajdutësisë ndaj taksave tona. Erion Veliaj nuk mund të fshihet, por duhet të mbajë përgjegjësi. Përgjegjësia fillon duke u dorëhequr dhe duke u përballur me drejtësinë si qytetar i zakonshëm i Tiranës!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY