DURRËS/ Fëmija 3 vjeçar i kthehet nënës, pas disa ditësh dramatike

DURRËS/ Fëmija 3 vjeçar i kthehet nënës, pas disa ditësh dramatike

158
0
Shares

Fëmija 3 vjeçar i rrëmbyer nga gjyshërit u dorëzua sot nga gjyshja në Durrës.

Komisariati i Policisë Durrës ka vijuar punën kërkimore dhe hetimore, për gjetjen e 3-vjeçarit dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, për të cilën deri tani janë arrestuar shtetasit Rexhep Gjuni (gjyshi) dhe Arben Selaj (vëllai i gjyshes), të dyshuar si bashkëpuntorë për rrëmbimin e 3-vjeçarit.

Në këtë kuadër janë kryer një tërësi veprimesh hetimore dhe kontrolle të shumta në Durrës, Has, Kukës dhe Tiranë.

Si rezultat i presionit policor, kërkimeve të shumta dhe negociatave, sot është vetëdorëzuar shtetasja B. Gj., së bashku me nipin e saj 3-vjeçar, të cilin e mori nëna e tij, në gjendje të mirë shëndetësore.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

E përlotur dhe me djalin në krah, Ile Gjuni, mamaja e 3-vjeçarit ka dalë nga ambientet e policisë së Durrësit. Ajo ka falenderuar Policinë e Shtetit që i ktheu djalin shëndoshë e mirë dhe mediat që i pati në krah këto ditë.

Nëna e 3-vjeçarit: Çuni është shumë mirë, është në duar të sigurta. Shumë keq e kam përjetuar, por shumë faleminderit Policisë së Shtetit, të gjithëve edhe mediave. Tani po iki në shtëpi.

-Do i lejosh më gjyshërit ta marrin sërish?

Nëna e 3-vjeçarit: E di shteti e di Prokuroria e Gjykata. Shumë faleminderit! r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY