Reagimi i ambasadave, nëse ata nuk mbrojnë Veliajn cila të jetë arsyeja

Reagimi i ambasadave, nëse ata nuk mbrojnë Veliajn cila të jetë arsyeja

824
0
Shares

Ndërsa opozita ka lajmëruar protestën tjetër te bashkia e Tiranës më 26 prill, ambasadat e vendeve të mëdha në Tiranë kanë reaguar në lidhje me aktet e dhunës.

Ndërsa ambasada amerikane konsideron se duhet protestuar kundlr korrupsionit kërkon të mos përdoret dhuna, ndërkaq ambasada britanike nuk e di se protesta po bëhet kundër korrupsilnit por këshillon për palet qe ti zgjodhin mosmarrëveshjet me mjete paqesore. Ndoshta është problem ndonjë copy paste nga deklaratat e vjetra.

Në reagimin e saj, ambasada amerikane shprehet se skenat jashtë bashkisë dhe përdorimi i molotovit nuk kanë vend në demokraci.

“Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Ambasada britanike dënon përdorimin e dhunës”, thekson ambasada amerikane.

Delegacioni i Bashkimit Europian thotë se “Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë fare me të drejtën legjitime për protestë paqësore”.

Ndërsa Ambasada e Britanisë së Madhe thotë se “Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit”.

Por sot ka reaguar edhe ambasada e Italisë në Tiranë.

“E drejta për t’u organizuar paqësisht e për të protestuar është thelbësore në një shoqëri demokratike, por dhuna ndaj objekteve apo personave nuk është aspak e justifikueshme”.

Ndërsa Prezenca e OSBE nuk zhgënjen asnjëherë me deklaratat e saj me një ton sikur i bën një zv/ministër i qeverisë Rama.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme përpara Bashkisë së Tiranës. Protesta paqësore është akt demokratik legjitim, dhuna jo”,thuhet në reagim.

Veç ambasadës amerikane asnjë tjetër nuk përmend korrupsionin çfarë do të thotë se deklaratat janë shkruajtur shpejt dhe qëllimi ka qënë dekurajimi i protestave që mund të shpërthejnë në Shqipëri për shkak të korrupsionit masiv në bashkinë e Tiranës dhe qeverinë e Ramës.

Deklaratat nuk janë mbrojtje për Veliajn apo Ramën por shmangia me cdo kusht e radikalizimit. Qeveria apo bashkia nuk kanë moral për të përballuar edhe një protestë me pak njerëz pa le më një protestë masive apo ne shumë vende në të njëjtën kohë. Kështu që një protestë me frymëzim mund të ndezë situatën dhe ta bëjë shpërthyese atë jo vetëm te bashkia e Tiranës por në të gjithë vendin.

Opozita ka bërë protesta shumë më radikale se kjo e sotmja, dhe nuk ka pasur reagim të këtij niveli nga diplomatët. Qartësisht reagimi i tyre nuk është i lidhur me nivelin e ashpërsisë por me ndikimin e kësaj proteste shumë më gjerë se sa dera e tymosur e zyrës së Veliajt, me zemërimin e shpërndarë tek çdo qytetar për kthimin e taksave në biznes privat të zyrtarëve të shtetit dhe jo vetëm te bashkia por tek të gjitha nivelet.

Ndërkaq nuk mund të mos thuhet se SPAK po dekodon korrupsionin e bashkisë së Tiranës. Megjithatë ata ndodhen mes mbështetjes dhe besimit. Pra gëzojnë mbështetje por jo aq besim nga qytetarët.

Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të protestojnë sërish para bashkisë së Tiranës më 26 prill, ora 11.00. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY