PESHKIMI/ Kapet bashkë me malazesin duke gjuajtur me korent peshk në liqen

PESHKIMI/ Kapet bashkë me malazesin duke gjuajtur me korent peshk në liqen

36
0
Shares

U kapën në flagrancë duke peshkuar në liqenin e Shkodrës, me pajisje që furnizohen me energji elektrike, procedohen penalisht 2 shtetas (njëri prej tyre malazez).

Sekuestrohen pajisjet që përdoreshin për peshkim, një mjet lundrues dhe një automjet.

Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në hapësirën liqenore, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të peshkimit me mjete të ndaluara, janë kapur në flagrancë në liqenin e Shkodrës, 2 shtetas që po peshkonin me pajisje që furnizohen me energji elektrike.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin malazez A. M., banues në Tivar dhe për shtetasin A. Sh., banues në Bajzë, për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjet që shërbenin për peshkimin e paligjshëm, një mjet lundrues dhe një automjet. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY