Policia ndërhyn në Livadh për objektin pa leje

Policia ndërhyn në Livadh për objektin pa leje

30
0
Shares

Po ndërtonte pa leje, një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në plazhin e Livadhit, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Por ndërkaq policia nuk ka ndërhyrë një objekt tjetër që hidhte inerte në det në të njëjtin vend për të ndërtuar një barrierë.

Procedohet penalisht dhe një shtetas i punësuar nga 38-vjeçari, për të kryer ndërtimin pa leje.

Si rezultat i kontrolleve që po kryhen 24/7, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe në ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, të mbështetura nga informacionet e inteligjencës policore, evidentuan një tjetër rast të kësaj paligjshmërie, në plazhin Livadh.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi E. C., 38 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. Q., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi E. C. dyshohet se ka punësuar shtetasin R. Q., për ndërtimin pa lejen e organeve kompetente, të një objekti me strukturë metalike, në plazhin e Livadhit, për qëllime përfitimi, në tokën e një shtetasi tjetër, pa miratimin e tij. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY