Greqia nxjerr nga loja e Himarës, Fredi Belerin. Kandidon për Parlamentin Evropian...

Greqia nxjerr nga loja e Himarës, Fredi Belerin. Kandidon për Parlamentin Evropian me partinë Neodemokracia

349
0
Shares

Partia Demokracia e Re e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis prezantoi si kandidat për eurodeputet Fredi Belerin, ashtu di edhe kishte premtuar kohë më parë.

Fredi Beleri mban edhe shtetësinë greke krahas asaj shqiptate ndërsa aktualisht ndodhet në burg me akuzën për korrupsion zgjedhor.

Vetë Beleri ka pranuar që ka marrë ofertë nga partia e Mitsotakis për ta kandiduar për eurodeputet.

‘Faleminderit Kyriakos Mitsotakis! Beteja që po bëj nuk është personale! Është një betejë për shtetin ligjor dhe demokracinë”, tha ai në një deklaratë për një media greke, protothema.gr.

Fakti që Beleri kandidon në zgjedhjet evropiane në Greqi i rikthen atij dinjitetin por ndërkohë mund ta lërë atë përfundimisht jashtë lojës ende të hapur për bashkinë e Himarës.

Ligji ynë ndalon që një kryetar bashkie të jetë deputet, ndërsa nuk parashikohet situata për zgjedhjet evropiane. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY