Berisha: Veliaj të dorëzojë të gjitha paratë e vjedhura, protestë masive të...

Berisha: Veliaj të dorëzojë të gjitha paratë e vjedhura, protestë masive të premten

73
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha këtë mbrëmje se Erion Veliaj konstatoi gjatë protestës se Policia e Shtetit ditën e enjte gati sa nuk po hiqte kapelet dhe të bashkohej me demonstruesit. Berisha bëri thirrje për protestë masive para Bashkisë së Tiranës të premten që vjen.

“Erion Veliaj duhet të dorëzojë qindarkë për qindarkë paratë që ka vjedhur me djegësin e Tiranës. Paratë që ka vjedhur me ujësjellësin e Tiranës. Paratë që ka vjedhur me punët publike të Tiranës.
Që të gjitha, 100 përqind. Ky është vjedhësi, hajduti më fondamentalist në të gjithë mbretërinë e hajnisë. Më i pamëshirë! Me Edi Ramën, këta kryesojnë piramidën e vjedhjes në Shqipëri, në Europë dhe më gjerë”, tha Berisha.

Në vijim Berisha komentoi një marrëveshje mes Policisë së Shtetit dhe policisë bashkiake.

“Sot, Erion Veliaj firmosi një marrëveshje me Taulant Bego Jarisin, me një kriminel të implikuar në dhjetëra afera nga më të ulëtat, nga më të rrezikshmet kriminale të vendit.
Me një kriminel, emri i të cilit ka dalë në sallat e gjyqit si porositës i vrasjeve.
Me një kriminel, emri i cilit ka dalë i lidhur me klanet më të rrezikshme të drogës.
Me një kriminel që ka transportuar me pasaportë diplomatike me Edmond Begon, me Pëllumb Gjokën e të tjerë, dhjetëra e qindra ngarkesa droga nga Shqipëria në Europë.
Sot, Erion Veliaj konstatoi se Policia e Shtetit ditën e enjte gati sa nuk po hiqte kapelet dhe të bashkohej me ju, me demonstruesit.
Konstatoi se policët, këta qytetarë që vidhen gjer në palcë si askush tjetër nga shefat e tyre, nga ministra, zëvendësministra e me radhë, policët që nuk u jepen kurrë shpërblimet që u premtohen.
Ju i patë vetë fytyrat e tyre, qanin me lot mjerimi për detyrën që u kishin ngarkuar, të mbronin kryehajdutin e Tiranës.
Ishin të gatshëm të hedhin kapelet dhe të bashkohen me ju”, tha Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY