Gjyqi i Gërdecit, policia nuk gjen Luan Hoxhën dhe Agollin. Kërkesa e...

Gjyqi i Gërdecit, policia nuk gjen Luan Hoxhën dhe Agollin. Kërkesa e prokurorisë

38
0
Shares

Ish-anëtari i komisionit te çmimeve për vitin 2007, i thirrur me shoqërim te detyrueshëm nga Gjykata e PosaçmeAntikorrupsion, ishte i vetmi dëshmitar qëu paraqit në seancën e kësaj të marte, në lidhje me gjyqin e Gërdecit, por nuk preferoi të fliste, duke ushtruar tëdrejtën që i jep ligji.

Ndërsa dy dëshmitaret e fundit Luan Hoxha dhe Anjola Agolli ish sekretarja e ministrisë së drejtësisë, e cila sipas prokurorisë ka dërguar fax-in drejt ministrisë se mbrojtjes, nuk u gjetën nga policia as në këtë seancë.

Sipas komunikimeve që policia ka patur me familjarët e Agollit, ata thanë kjo e fundit nuk ndodhej në Shqipëri. Por, nga një verifikim i bërë nga prokurorët e posaçëm në sistemin TIMS, rezultoi se

Anjola Agolli ndodhet në Shqipëri.

Prokuroria kërkoi që të lexohen thëniet e saj, por në seancën e radhës pasi tëshfrytëzohen mundësitë e tjera për ta gjetur.

Ndërsa për Luan Hoxhën, u vendos tëadministroheshin dëshmitë e dhëna mëdatë 17.02.2009 si person i pandehur. Ndërkohë nga avokatët e Mediut dhe nga avokati i viktimave u këmbëngul që Luan Hoxha të pyetet me letërporosi ose përmes video konferencës.

Por, sipas prokurorit kjo gjë është e pamundur pasi nuk ka një adresë të saktëtë vendndodhjes së tii në SHBA.

Prokuroria vijoi me administrimin e provave shkresore, ku ishin ekspertimi

teknik i shpërthimit, ekspertimi kontabël i dëmeve dhe ekspertimi ushtarak në lidhje me municionet e demontuar.

Mbrojtja e Mediut i kërkoi Prokurorisë tëpërcaktonte rolin e ish ministrit tëmbrojtjes dhe përgjegjësitë e tij lidhur me provat që ato administrojnë.

Seanca e radhës u la më datë 24 prill ora 09.00. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY