Këlliçi shfaq momentin e kalimit të parave nga bashkia e Tiranës te...

Këlliçi shfaq momentin e kalimit të parave nga bashkia e Tiranës te inceneratori

103
0
Shares

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi akuzoi edhe sot kreun e bashkisë Erion Veliaj si pronar faktik të inceneratorit ndërsa solli në vëmëndje një vendim të Veliajt në 2017 për kalimin e parave në funksion të djegësit të Tiranës.

“Me dy firmat e tij, të hedhura në mars 2017 dhe mars 2018, Erion Veliaj miratoi dhe garantoi pagesat për këtë kontratë koncesionare 30-vjeçare.

Erion Veliaj sot na hiqet si viktimë e organizatës së tij kriminale me drejtorët hajdutë, por në fakt ai është drejtuesi i saj. Ishte Erion Veliaj ai që mori kompetencat e Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut Tiranë, duke zhdukur në llogari offshore plot 132 milionë euro nga taksat e qytetarëve të Tiranës.

Le ta kujtojmë dhe njëherë bashkë se si në shtator të vitit 2017, Veliaj rrihte gjoksin dhe merrte plotësisht autorësinë dhe meritat për këtë aferë korruptive”, tha Këlliçi.

Në vijim ai rreshtoi sërish vendimin personal të tij për dakordësinë e Veliajt për inceneratorin e Tiranës pa mbledhur Këshillin bashkiak.

“Ditën për diell, Erion Veliaj mashtroi anëtarët e Këshillit Bashkiak Tiranë, duke u thënë se kontrata koncesionare për inceneratorin nuk kishte asnjë implikim financiar, dhe anashkaloi me vetëdije të plotë, vendimmarrjen e Këshillit Bashkiak Tiranë, siç e parashikon Ligji “Për vetëqeverisjen vendore”.

Fill pas kësaj ngjarjeje, Erion Veliaj vendosi të gjithë organizatën kriminale të Bashkisë së Tiranës edhe në shërbim të biznesit të dherave, duke vjelë dhjetëra milionë euro shtesë nga kontrata koncesionare.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, nuk është njëri prej klientëve të kësaj kontrate, por pronari faktik dhe përfituesi kryesor nga kjo aferë korruptive.

Gjej sot rastin t’i kërkoj sërish SPAK-ut që të thërrasë dhe nisë hetimet ndaj pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj”, tha Këlliçi.

Në vijim ai ftoi sërish qytetarët dhe banorët e Tiranës, të dalin në protestë përpara Bashkisë Tiranë, ditën e enjte, më datë 11 prill, ora 11:00, për të kërkuar largimin urgjent nga detyra të Erion Veliajt dhe çuarjen e tij përpara drejtësisë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY