Protesta në 11.00 të premten te Bashkia, opozita i kërkon Veliajt të...

Protesta në 11.00 të premten te Bashkia, opozita i kërkon Veliajt të japë dorëheqjen

199
0
Shares

Pamje nga protesta te bashkia pas vrasjes së Ardit Qoklajt

Erion Veliaj jep dorëheqjen urgjentisht, mos prit qytetarët të premten në zyrë, tja sonte më fjalën e tij në protestën e opozitës, kreu i PD, Sali Berisha.

“Imagjinoni pak të dashur qytetarë për një moment sikur në bashkinë e një kryeqyteti evropian, të Vjenës, Ljubjanës, Pragës, Parisit, Berlinit, Romës, të kishte ndodhur që paratë e taksapaguesve të qytetarëve vidhen jo me 20 apo 30 përqind ryshfet, por 100 përqind nga punonjësit e bashkisë.
Pra, vjedhje, vjedhje, vjedhje totale duke mos kursyer asnjë qindarkë.
Imagjinoni miq në qoftë se kjo do u ndodhte qytetarëve evropiane, që të vidheshin 100 përqind e parave me të cilat duhet të ndërtoheshin shkolla, kopshte, të asfaltoheshin rrugë, të përmirësohej ujësjellësi.
Imagjinoni miq çfarë do bënin qytetarët evropianë, nëse paratë në bashkitë e tyre do vidheshin jo 20, 30 përqind me ryshfet, por 100 përqind dhe do shndërroheshin në hotele luksoze, në pallate me qindra e qindra apartamente.
Çfarë do bënin qytetarët europianë? Në 24 orë do të kërrenin për zverku hajdutët, do çlironin bashkinë, do e shndërronin atë në shtëpi të qytetarit.
Ndaj dhe ftesa jonë, të premten të gjithë si europianë të vërtetë kundër vjedhjes, kundër poshtërimit tonë, për dinjitetin tonë. Erion Veliaj, jep dorëheqjen gjer të premten”, deklaroi Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY