Kuptimi i deklaratës së parë të Veliajt për drejtorët e arrestuar: Për...

Kuptimi i deklaratës së parë të Veliajt për drejtorët e arrestuar: Për hir të organizatës disa anëtarë duhen sakrifikuar

270
0
Shares

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj i shkundi sërish duart nga mëkati para disa adoleshentëve nga të cilët fare pak mund të kuptojnë për çfarë e ka fjalën Erion Veliaj.

Nuk e bëri këtë deklaratë para gazetarëve por përpara atyre që seleksionohen kollaj dhe po ashtu ende nuk dinë se sa dëm i ka bërë Tiranës ai rob që u flet si turist në Tiranë për korrupsionin kriminal në zyrat që qeveris vet.

Ai flaku larg vetes bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, drejtorët e arrestuar pa kërkuar falje në asnjë fjalë për vjedhjen e strukturuar të parave të bashkisë nga drejtorët e zgjedhur prej tij.

Veliaj ka biseduar me gjimnazistë të “Qemal Stafës”, kështu thotë të paktën se kush kishte mundësi ti verifikonte nëse ishin gjimnazistë apo fëmijët e anëtarëve të organizatës. Mes gjimnazistëve ishte edhe infermierja.

Unë mendoj se njerëzit duhet t’i zgjidhin problemet me drejtësinë pa e ulur ritmin e organizatës. Kjo është arsyeja pse disa njerëz duhet të bëjnë ‘time out’, dhe pse organizata vetë, në këtë rast Bashkia e Tiranës, duhet të vendosë disa sisteme vetëkorrektuese. Ne e kemi një sistem të brendshëm auditi, por unë besoj se duhet të vëmë edhe sistem për të kontrolluar konfliktin e interesit. Ka shumë organizata, të cilat për dikë që ka punuar aty dhe më pas është larguar, vendosin që ai person të mos ketë të bëjë më me atë organizatë për një periudhë të caktuar 3 vjet, 5 ose 10. Këtë po e mendoj ta zbatoj seriozisht edhe në Bashkinë e Tiranës”, tha Veliaj për auditorin e tij me 15 vjeçarë.

Pak ditë më parë 9 zyrtarë të bashkisë u shpallën nën hetim dhe akuza për korrupsion, pastrim të parave etj. Mes tyre ishin edhe 5 drejtorë e ish drejtorë që përmes kompanisë 5D morën disa miliona nga buxheti i bashkisë përmes tenderave dhe i investuan në projekte private. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY