“334 ditë hetim për drejtorin e Veliajt, por ende kompania vijon biznesin”

“334 ditë hetim për drejtorin e Veliajt, por ende kompania vijon biznesin”

51
0
Shares

SPAK duhet të avancojë me hetimin dhe arrestimin e zyrtarëve të bashkisë së Tiranës që bëjnë para me fonde publike, tha sot anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi.

“U bënë sot 334 ditë nga regjistrimi i kallëzimit penal që kam depozituar në SPAK ndaj kompanisë famoze 5D KONSTRUKSION.

Kompania e vartësve të pronarit faktik të Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj, ku truri është drejtori i korruptuar i Bashkisë Tiranë, Maringlen Qato.

Kompania 5D KONSTRUKSION ka përfituar miliona euro fonde publike dhe disa leje ndërtimi me vetë firmën e Erion Veliajt.

Gjatë hetimeve të cilat po drejtohen nga prokurori Klodian Braho, sipas infomacioneve që disponojnë gazetarët e kronikës dhe të bëra publike në media, janë sekuestruar disa telefona, pajisje kompjuterike dhe kontrata të cilat kanë hapur kutinë e pandorës.

Nga këto sekuestrime flitet se është zbardhur skema sesi këta vartës të Erion Veliajt kanë vjedhur fondet publike si dhe është zbuluar aplikacioni privat i komunikimit mes tyre dhe janë zbuluar udhëtimet me chartera të tyre nga vëndet fqinje.

Sot që flasim, pothuaj një vit më pas, nuk kemi ende asnjë të arrestuar apo asete të sekuestruara, duke i lejuar këta shtetas të vazhdojnë të pacënuar bizneset e tyre, madje duke përfituar dhe një leje të re ndërtimi, fill pas zgjedhjeve lokale të vitit 2023.

Pyetja që lind natyrshëm është se përse prokurori special Klodian Braho, që e nisi këtë hetim pas denoncimit dhe kallëzimit tonë, sot nuk po vepron më?”, tha Këlliçi.

Këlliçi tha më tej se sot, pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj, mesa duket mban peng përmes kërcënimit me anë të Mirel Mërtirit këtë prokuror, që të mos prekë në asnjë formë një tjetër skemë të jashtëligjshme korrupsioni të krijuar në Bashkië e Tiranës.

“Personalisht kam qenë i pari që kam dalë nga kjo foltore në mbrojtje të këtij prokurori në momentin që u shantazhua publikisht nga banda e Inceneratorit të Tiranës, por sot i bëj thirrje publike të mos pluhrosi më dosjen e kompanisë 5D dhe të dërgojë menjëherë përpara drejtësisë vartësit e korruptuar të Erion Veliajt në Bashkinë Tiranë, sëbashku me këtë të fundit, i cili e ka kthyer sot institucionin e bashkisë në monumentin më të madh të korrupsionit në vend.

Vetëm një drejtësi pa regji, është zgjidhja e vetme për korrupsionin galopant në të cilin lundron sot vendi ynë”, tha Këlliçi. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY