Urgjenca e djegur, shkarkohet Albana Fico, një mjeke në vend të saj

Urgjenca e djegur, shkarkohet Albana Fico, një mjeke në vend të saj

143
0
Shares

Është larguar nga posti drejtoresha e spitalit më të madh në vend, Albana Fico. Ajo drejtoi për disa vite spitalin universitar “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Drejtoresha e re e QSUT do të jetë Alma Cani e cila deri sot ishte nëndrejtoreshë te spitali “Shefqet Ndroqi” dhe Shefe e Shërbimit të Anestezisë- Reanimacionit

Fico mori detyrën në dhjetor të vitit 2021, ku zëvendësoi Enkelejd Jotin.

Fico është edhe pedagoge në Universitetin e Mjekësisë, ku prej më shumë se 4 vitesh drejtonte Institutin e Shëndetësisë Publik, veçanërisht në dy vitet më të vështira të pandemisë.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu u shpreh se puna në urgjencën e QSUT vazhdon normalisht dhe se po punohet ende në pjesën kur ra zjarri.

“Zëvendësimi u bë për t’i dhënë një impuls më të madh QSUT, për të shtuar ritmin. Ne sot jemi në QSUT dhe duhet të flasim për punët e mira që do të vijojnë të bëhen këtu dhe një ritëm të shtuar sa i përket shërbimit ndaj qytetarëve.
Drejtoresha e re ka një profesion të nderuar dhe ka vite që ushtron profesionin në qendrën rajonale spitalore “Shefqet Ndroqi”, tashmë do t’i bashkohet ekipit të QSUT. Puna do të vazhdojë. Urgjenca e re, është pika e parë në menaxhimin e punës të drejtoreshës së re. Nuk është ndalur në asnjë moment puna për shërbimin e qytetarëve. Kjo do të thotë që puna do të vazhdojë, punët e mira do të vijojnë. Jemi duke punuar intensivisht, por nuk është ndalur në asnjë moment shërbimi i qytetarëve dhe kemi shërbime që ofrohen edhe në qendrën spitalore Shefqet Ndroqi. Puna po vijon normalisht. Drejtoresha do ta ndjekë me përgjegjësi maksimale”, deklaroi Koçiu. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY