Zyrtar i lartë i shtetit, kompania e tij kontrata milionëshe po me...

Zyrtar i lartë i shtetit, kompania e tij kontrata milionëshe po me shtetin

154
0
Shares

Dritan Agolli, ish-drejtor i Ubanistikës më pas administrator i përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, njëkohësisht ish-anëtar i Bordit të UKT, prej shkurt 2019 mban detyrën e drejtorit ekzekutiv të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili shpenzon rreth 240 milion euro në vit me tendera, etj.

“Përveç shkeljeve të konstatuara nga KLSH për punime të pakryera dhe shkelje të afateve në zbatimin e kontratave lidhur me procesin e rindërtimit dhe jo vetëm, Agolli është cituar si emër i cili përveç tenderave klientelistë ka shfrytëzuar postin për përdorimin e fondeve publike në favor të familjarëve dhe miqve”, deklaroi sot në një dalje për mediat, Genta Vangjeli, zëdhënësja e PD për antikorrupsionin.

Vangjeli publikoi më tej një listë faktesh që përfshijnë Agollin në afera korruptive e antiligjore, sic thekson zëdhënësja.

DETAJET:

1. Në 21 Mars 2019 kompania në pronësi të Dritan Agollit, Magnum Opus Group SHPK, ka lidhur kontratë me UKT Tiranë në vlerën 178 milion lekë. Pjesë e kontraktorit edhe kompania Goldsmath shpk, ku pronare ka qenë edhe bashkëshortja e Dritan Agollit deri 25 janar 2020.

2. Dritan Agolli edhe pse zyrtar i lartë, ka përfituar pagesa në favor të kompanisë në të cilën është pronar.

Magnum Opus Group shpk ka përfituar para si konsulent për projekte shtetërore konkretisht:

2.1 Hartimi i biznes planit strategjik 5 vjeçar,  të autoritetit shtetëror për informacionin gjeo-hapsinor, organizuar nga kompania e Dritan Agollit Magnum Opus Group, ku morën pjesë Autoriteti Hartografik Norvegjez, donatorët e projektit për krijimin e infrastrukturës kombëtare të të dhënave gjeo-hapsinore dhe ASIG.

2.2 Projekti FLED (2018-2030) i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit (MTM) që po zbaton projektin “Për Reformën Rregullatore në Sektorin e Pyjeve, Shqipëri”, financuar nga Qeveria Suedeze me anë të Agjencisë Suedeze për Zhvillim e Bashkëpunim Ndërkombëtar(Sida), e cila po mbështet Reformën Rregullatore në Sektorin e Pyjeve.

Kompania e Dritan Agollit, “Magnum Opus Group” sh.p.k. (MOG), luan rolin e ekspertit për këtë projekt.

2.3 “Plani kombëtar i veprimit për strategjinë kombëtare për ndryshimet klimaterike 2020-2030, ku përfshihen shumë institucione shtetërore, ministri, FSHZH drejtuar nga Dritan Agolli si dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim të Bashkëpunimit Ndërkombëtar së bashku me Magnum Opus Group kompaninë me pronar Dritan Agollin.

2.4 “Plani Kombëtar i Menaxhimit të Sigurt të Kimikateve” hartuar (2022) për 2020 – 2030, i hartuar nga Agjencia Suedeze e Kimikateve dhe kompania e Dritan Agollit Magnum Opus Group shpk një platformë e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit (MTM) me mbështetje të Agjencisë Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SIDA).

2.5 Kompania e Agollit Magnum Opus Group shpk gjatë periudhës 2020 – 2021 përfitoi 21.8 milion lekë nga Aparati i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit vetëm si rimbursim tvsh për projektet e kryera.

Në 2022 SPAK nisi hetimet për Dritan Agollin lidhur me një tender të anuluar me objekt: “Ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal, duke krijuar Menunë e 100 Fshatrave” për të cilin FSHZH shpalli fitues kundrejt vlerës 400 mijë euro shefin e kuzhinës të lidhur me lokalin e të birit të Agollit të denoncuar më parë nga PD. PDSH.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY