Arrestohet oficeri i Operacionales, u përfshi më trafik drogë me grupin e...

Arrestohet oficeri i Operacionales, u përfshi më trafik drogë me grupin e Sulejmanit që u plagos nga polici

179
0
Shares

Një oficer policie i Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit u arrestua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Ervis Shkurta dyshohet si i përfshirë në trafikun e kokainës në Tiranë, në ngjarjen e datës 21 Mars 2024 ku njëri prej trafikantëve, E. Sylejmani, kreu i shoqatës së transportit, u plagos nga një punonjës i policisë.

“Si rezultat i hetimeve intensive u bë e mundur sigurimi i provave dhe i fakteve mbi dyshimet se punonjësi i policisë, inspektor Ervis Sh. me lidhje të ngushtë shoqërore me njërin prej personave të arrestuar, ka qenë pjesë aktive e sigurimit të kushteve për tregtimin e lëndës narkotike prej 1 kg kokainë, si dhe ka patur dijeni të plotë për personat dhe vendin ku do ndodhte shkëmbimi i lëndës narkotike”, njofton AMP.

Në ngjarjen e dy ditëve më parë në kryeqytet, policia arrestoi 3 persona që transportonin 1 kg kokainë me makinë. Drejtuesi i mjetit nuk iu bind urdhrit të policisë dhe i dha gaz mjetit duke rrezikuar punonjësit e policisë. Në këto kushte, njëri prej efektivëve qëlloi me armë në drejtim të makinës së dyshuar duke lënë të plagosur drejtuesin. Ky i fundit u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në automjet bashkë me të kanë qënë edhe dy persona të tjerë të cilët janë shoqëruar në ambientet e policisë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY