“Rama iu lut zyrtarit britanik që të mos na jepnin statusin e...

“Rama iu lut zyrtarit britanik që të mos na jepnin statusin e vendit kandidat për në BE“

68
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha publikoi skandalin që i përket vitit 2013 kur Rama sapo ishte bërë kryeministër. Në këtë vit cuditërisht ai iu lut zyrtarit britanik që të mos na jepnin statusin e vendit kandidat për në BE.

“Po të kthehemi pas, vetëm një muaj pas zgjedhjeve të vitit 2013, Komisioni Europian vendosi të propozojë statusin e vendit kandidat.
Ju rikujtoj dhe njëherë se Edi Rama, atë vjeshtë bëri udhëtimin më të turpshëm të jetës së tij. Udhëtimin më të turpshëm që një kryeministër mund të bëjë.
Ai në atë kohë nuk kishte Ismailin, avionin e tij personal, por me British Airëays, fluturoi në Londër.
Fluturoi në Londër dhe i kërkon ambasadorit shqiptar që t’i organizojë një takim jo me ministrin e Jashtëm, jo me zëvendëskryeministrin, jo me kryeministrin, por vetëm me drejtorin e Europës Juglindore.
Habi e madhe. Drejtori iu përgjigj ambasadorit: Unë në zyrë, protokolli nuk më lejon të pres një kryeministër. Por unë do vij në hotel ta takoj kryeministrin tuaj.
Erdhi në hotel, dhe cila ishte kërkesa e Edi Ramës? Kërkesa e Edi Ramës ishte një lutje për qeverinë britanike, që të mos miratonte statusin e kandidatit gjer në pranverë, në mënyrë që të mos dukej se ky status iu dha qeverisë së Sali Berishës”, rrëfeu Berisha ndërsa po u fliste protestuesve të përnatshëm përballë shtëpisë së tij ku mbahet në arrest shtëpiak prej gati 3 muajsh. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY