Flet i ati i Gentian Bejtaj: Takim i Gentian me Ervis Martinin,...

Flet i ati i Gentian Bejtaj: Takim i Gentian me Ervis Martinin, Bami zuri be

1552
0
Shares

Gentian Bejtja ka zhvilluar një takim me Ervis Martinajn, 1 vit e gjysëm para se ky i fundit të zhdukej”, kështu ka deklaruar babai i të ekzekutuarit 4 ditë më parë në serën e banesës së tij, Gani Bejtja, në një prononcim për emisionin “Uniko” nga Spartak Koka, raporton tv klan.

Gazetari Koka ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e sotme, ku ka sjellë disa nga dëshmitë e të atit të Gentian Bejtjas, si dhe detaje të tjera në lidhje me atentatin që tronditi vendin.

Spartak Koka: Babai i Gentian Bejtjas thotë “asnjëherë nuk kanë kërkuar që t’i marrin dëshmi. Gentian Bejtja ka qenë këtu, ka jetuar tek shtëpia ime, apo tek shtëpia e tij, por duke u ruajtur dhe duke qenë i kujdesshëm.” Ai tregon dhe një detaj tjetër që për ngjarjen e fundit, të 4 Korrikut 2023, u arrestua si i dyshuar fillimisht Valter Bami, por nuk kishte asnjë provë dhe asnjë të dhënë ta lidhte direkt dhe ai u mbajt në burg për armëmbajtje pa leje deri në datën 18 Janar të këtij viti dhe babai thotë “pas daljes së tij nga burgu, i ka dërguar një person për t’i bërë be se “nuk kam lidhje me atentatin e fundit”. 

Unë e kam pyetur babain dhe për raportet me Ervis Martinaj. Ai flet për një takim që ka bërë Gentian Bejtja me Ervis Martinajn 1 vit e gjysëm para se të zhdukej, ku dyshohej për ngjarjen ndaj Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës në Fushë-Kuqe dhe e kanë sqaruar me njëri-tjetrin. E kam pyetur për ngjarjen ndaj Brilant Martinajt edhe disa ngjarje të tjera për të cilat është folur në mediat online, por jo vetëm, për dyshimet për implikimet e Gentian Bejtjas.

Ajo që mbetet e paqartë edhe për hetuesit është se cili është porositësi, cili është motivi kryesor dhe kush janë ekzekutorët. Për shkak se kontrollet pas ngjarjes, në orën 16:20 janë përqëndruar në 2 zona, në zonën e Niklës, ku janë shoqëruar disa persona, si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Është përqëndruar dhe në zonën e Saukut në një prej bazave të Ervis Martinajt. tvklan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY