Bardhi në Komisionin e Ligjeve: Rishikimi i Buxhetit të shtetit antikushtetues. Qeveria,...

Bardhi në Komisionin e Ligjeve: Rishikimi i Buxhetit të shtetit antikushtetues. Qeveria, 400 milionë euro për shkak se fali Portin e Durrësit

139
0
Shares

Kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka kundërshtuar sot në Komisionin e Çështjeve ligjore, aktin normative të qeverisë që rishikon buxhetin, duke e cilësuar si antikushtetues dhe ndërhyrje që nuk shkon për problemet e ekonomisë.

“Ka një praktike disavjeçare, që ndërhyet dy apo tri herë, me akt normative në buxhetin e shtetit. Ky është abuzim me të drejtën që ka Këshilli i Minstarve për të miratuar në kushte nevoje dhe urgjence masa të përkohshme me akt normativ. Mirpo ky nuk është rasti. Ndaj gjykoi se pikësëpari bie ndesh me kushtetutën dhe është qartësisht marrje e kompetencave nga ana e Këshillit të Minitsrave të kompetencave të Kuvendit”

Nga ana tjetër Bardhi ka denoncuar parashikimin e fondeve për Portin e Durrësit, ku shqiptarët duhet të paguajnë 400 milion euro, për shkak se Edi Rama i fali portin një kompanie private. “Qeveria ka deklaruar kur u miratua ligji korruptiv i Portit të Durrësit që nuk do paguhet asnjë lek nga buxhet, tani na thotë do paguajmë 400 milion euro. Qeveria ka gënjyer Parlamentin”.

Bardhi ka shprehur shqetësimim për mungesën e mbështetjes ndaj biznesit fason dhe ka ngritur alarmin për falimentin e biznesiz fason për shkak të mungesës së mbështetjes nga Qeveria. “Nuk ka asnjë garanci dhe ndërhyrje në këtë akt normative sa i përket sektorëve të rëndësishëm ekonomik. Kemi biznesin fason që po falimenton dhe po krijon qindra të papunë. Shifra që qeveria synon për këtë sektor nuk e është e mjaftueshme.”- u shpreh Bardhi në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. e.d

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY