Rama, lavde turizmit në Asamble, biznes i sigurtë i elitës së korruptuar...

Rama, lavde turizmit në Asamble, biznes i sigurtë i elitës së korruptuar socialiste

154
0
Shares

PS mblodhi Asamblenë Kombëtare ndërsa i thuri lavde turizmit, një biznes kryesisht i lidhur me qeverinë dhe elitën e re të korruptuar socialiste. Ai urdhëroi sot SPAK që të lironte edhe portin i Limionit në Sarandë.

Rama tha se vetëm në muajt janar dhe shkurt kanë ardhur 1 milionë turistë. Ndërsa konfirmoi se ka ndërmend të japë Sazanin për një kompani amerikane që drejtohet nga dhëndrri i Trump.

Rama tha se konpania ka ndërtuar në shumë resorte të mbrojtura nga UNESCO.

Kryeministri nuk përmendi nevojën e garës së hapur për projekte të tilla dhe se ai nuk mund të sillet si pronar i Shqipërisë por thjesht si kryeministër i saj. Standartet e vendosura nga marrëveshja e Stabilizim Asocimit kërkon patjetër garë për shpërndarjen e aseteve publike.

Rama përmendi si rast suksesi Melia-n që po investon në shumë resorte e hoteleri, por kjo kompani koperon me privatët dhe ndërton në toka private.

Në vijim Rama lajmëroi se do të shndërrojë gjithë pronat e ushtrisë në resorte. Ai tha se po ashtu do të zhvillojë industrinë ushtarake me anë të privatëve.

Kryemijistri Rama urdhëroi sot SPAK që të hiqte sekuestron ndaj Portit të Limionit në Sarandë bllokuar për shkak të dyshimeve për korrupsion. Ai tha se ky port qe shërbeu për ushtrinë në kohën e Zogut ka pas një plan për port turistik.

Rama tha se ai është vendim i Parlamentit dhe asnjë pushtet tjetër nuk ka të drejtë të kontestojë vendimarrjen e tij. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY