Dhëndrri i Trump nxjerr fotot e ëndrrave në Sazan dhe Zvërnec

Dhëndrri i Trump nxjerr fotot e ëndrrave në Sazan dhe Zvërnec

243
0
Shares

Dhëndri i ish-Presidentit amerikan Donald Trump Jared Kushner publikoi sot fotot e ëndrrave për ishullin e Sazanit dhe bregun e Zvërnecit.

Në të parin nuk ka asnkë ndërtim veç ato ushtarake të kohës së monizmit ndërsa në Zvërnec disa mijëra metra katror toka janë djerrë prej shekujsh ndërsa janë regjistruar pas viteve 2000 në emra të disa pronarëve të rinj.

Një ditë më patë në mediat e huaja New York Times dhe Bloomberg u tha se Kushner ka për të investuar në bregdetin shqiptar dhe në zonat e mbrojtura të vendit tonë.

Edhe ministria e Turizmit e konfirmoi projektin e Kushner për Sazanin, projekt që ka inspiruar ndër të tjera edhe ndryshimin e ligjit të zonave të mbrojtura nga Kuvendi i Shqipërisë, duke mos i mbrojtur më.

Kushner me anë të një postimi në Instagram, ka publikuar disa pamje, që pritet të marrin investimet e tij në Shqipëri, kryesisht në ishullin e Sazanit.

“Të emocionuar për të ndarë disa imazhe të hershme të projektimit për projektet e që kemi krijuar për bregdetin shqiptar dhe qendrën e Beogradit,”-shkruan Kushner.

Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump do të investojë 1 milard dollarë në 2 projektet shqiptare.

Kushner bashkë me të shoqen ishte verën e kaluar në Shqiplri ndërsa lanë këtu për disa javë ‘sekserin’ me Ramën, ish ambasadorin e Trump më Gjermani. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY