Ligji për investimet strategjike ndryshoi 5 herë, nesër sërish në Parlament

Ligji për investimet strategjike ndryshoi 5 herë, nesër sërish në Parlament

67
0
Shares

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në 2015 ligjin për investimet strategjike i cili kishte afat deri në 2018, kohë në të cilën do të sigurohej tërheqja e investimeve vendase dhe të huaja në sektorët ekonomikë strategjikë përmes ofrimit të disa lehtësirave dhe procedurave favorizuese.

“Ky ligj u përdor si instrument për t’u dhënë favore dhe përfitime individëve me lidhje të forta personale apo familjare pranë qeverisë dhe Partisë Socialiste. Nga 40 projekte të miratuara, vetëm dy janë përfituar nga investitorë të huaj, ndërsa gjithë projektet e tjera janë fituar nga oligarkë të lidhur me qeverinë apo familjarë të vetë qeveritarëve.

Në kohën e miratimit, ligji parashikonte si afat të fundit për paraqitjen e kërkesave nga investitorët datën 31 dhjetor 2018. Megjithatë, ligji u ndryshua 5 herë dhe afati u shty për datën 31 dhjetor 2023. Së fundmi, mazhoranca socialiste ka miratuar në komisionet parlamentare dhe ditën e nesërme pritet të miratohet edhe në Kuvend shtyrja për herën e gjashtë të afatit deri në datën 31 dhjetor 2024”, shpjegoi sot deputetja e PD, Dhurata Çupi.

Sipas Çupit, qeveria do të vazhdojë të shpërblejë oligarkët dhe zyrtarët e lartë me prona në zonat më të lakmuara të Shqipërisë, përfshirë në zonat e mbrojtura, nisur nga ndryshimet e fundit të hyra në qeveri. Korrupsion, favorizim, klientelizëm dhe arbitraritet janë fytyra e vërtetë e kësaj nisme ligjore, të cilën opozita do ta kundërshtojë me forcë me cdo mjet politik dhe ligjor. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY