Drejtori për Zgjerimin: Keni vetëm një muaj kohë për reformat

Drejtori për Zgjerimin: Keni vetëm një muaj kohë për reformat

92
0
Shares

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, në Konisionin Evropian, Gert Jan Koopman, kërkoi nga pjesëmarrësit në Samitin BE-Ballkani Perëndimor një ritëm të lartë reformash.

Ai theksoi se duhet ritëm i lartë punimesh në mënyrë që të përfitohet nga fondet e BE brenda majit pasi ka mbetur vetëm një muaj kohë për mbylljen e reformave.

”Së pari udhëheqësit e pranishëm, dëshmi për angazhimin tuaj. Kjo tregon edhe ritmin e lartë që të ndodhë ndryshimi.

Nuk bëhet fjalë vetëm për udhëheqësit por edhe institucionet duhet të bëjnë punët e tyre.

Disa nga nismat duhet të jenë tërësisht funksionale.

Ritmi është i lartë por na ka mbetur vetëm një muaj për të mbyllur agjendën e reformave. Cilësia e ligjeve që duhet të miratoni duhet të jetë e lartë. Na keni krah jush por ritmi duhet i lartë që fondet të hyjnë në maj para pushimit të verës”, tha Koopman. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY