6 pushkë në shtëpi, babai shtynte 16 vjeçarin të përdorte armët

6 pushkë në shtëpi, babai shtynte 16 vjeçarin të përdorte armët

76
0
Shares

Dyshohet se mbante armë të ftohta në shkollë, gjatë kohës që frekuentonte mësimin, dhe se shtyhej nga babai i tij për të përdorur armë zjarri, procedohet penalisht një i mitur 16 vjeç. Punohet për kapjen dhe arrestimin e babait të tij.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se 16-vjeçari, mbante armë të ftohta gjatë kohës që frekuentonte mësimin në shkollën e tij, si dhe shtyhej nga babai i tij, për të përdorur armë zjarri.

Gjatë kontrollit të banesës së tyre, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 6 armë (pushkë, shotgun, sportive, gjysëm automatike), sasi municioni luftarak të kalibrave të ndryshëm, 2 mjete prerëse, si dhe 2 palë targa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY