Rama ikën nga Tirana pak orë para protestës së opozitës, vizitë në...

Rama ikën nga Tirana pak orë para protestës së opozitës, vizitë në Turqi

54
0
Shares

Kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë pune  Turqi ndërsa mijëra protesues të opozizës pritet të mblidhen para zyrës së tij në Tiranë.

Rama në Turqi, ku do të pritet nga Presidenti i Republikës Turqisë Recep Tayyip Erdogan.

Ndalesa e parë e Kryeministrit Rama do të jetë në Anitkabir, Mauzoleumin e Mustafa Kemal Atatürkut, lideri i Luftës Turke për Pavarësi dhe themeluesi e Presidenti i parë i Republikës së Turqisë, edhe pse nuk është hera e patë që e viziton.

Pas ceremonisë së veçantë të mikpritjes që do të mbahet nëPresidencën e Republikës së Turqisë, Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan do të zhvillojnë një takim bilateral mes tyre.

Më pas, Kryeministri Rama dhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do drejtojnë Mbledhjen e Bashkëpunimit Nivelit të lartë midis dy vendeve, me pjesëmarrjen edhe disa prejministrave kabineteve qeveritare respektive. nisje mbledhjes Kryeministri Rama do adresohet me një fjalë, njofton zyra e shtypit e Kryeministrit Rama.

Së bashku me Kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar janë dhe  Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturësdhe Energjisë Belinda Balluku; Ministri për Europën dhe Punëte Jashtme Igli Hasani; Ministri i Mbrojtjes  Niko Peleshi;Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj;Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu;Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu; sidhe  Ministrja  i Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY