Egla tronditi shtëpinë e BBV, por pse po bëhet debati mes Ilnisës...

Egla tronditi shtëpinë e BBV, por pse po bëhet debati mes Ilnisës dhe Romeos

171
0
Shares

Egla është një nga banoret më të komentuara të momentit në shtëpinë e Big Brother VIP3.

Ajo theu një nga rregullat kryesore, duke mos mbajtur mikrofonin dhe si pasojë banorët qëndruan pa ujë për disa orë. Ndërkohë, ajo nuk realizoi as sfidën në fermë, duke e çuar kështu çmimin në 80 mijë euro.

Banorët nuk e pritën aspak mirë këtë sjellje të Eglës, me shumë prej tyre që dëshiruan ta përjashtojnë banoren nga festimet për pavarësinë e Kosovës. Ilnisa ishte një nga banoret kundër pjesëmarrjes së saj, teksa Romeo dëshironte që pavarësisht sjelljes së saj në shtëpi, edhe Egla të merrte pjesë në këto festime. Debate të shumta ka patur mes dy banorëve, teksa sot gjatë prime ‘u ndezën gjakrat’ edhe më shumë mes tyre.

Romeo: Ke frikë të flas?

Ilnisa: Do dalësh ti keq…

Romeo: Egla i theu rregullat por është e padrejtë të përdoret flamuri, apo Kosova duke mos e ftuar këtë vajzë në shfaqje. Si ishin fytyrat e këtyre të gjithëve kur Egla recitoi një super poezi për Kosovën?

Ilnisa: Turp të kesh. Kjo është fushata e gabuar, jo e imja.

Gazi: Ideja ishte e Albit dhe unë isha 100% dakord. Nëse ne gjithë ditën e Kosovës e kalojmë me problemet që hap me qëllim Egla dhe pastaj ta mbyllim me një falsitet duke bërë një poezi. Unë kam qenë në Prishtinë, e di vetë sa kam kontribuar për atë pavarësi. Falsiteti për një çështje të tillë, doja që të evidentohej. tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY