Rama nga tryeza me Blinken i kërkon Kurtit të konsultohet me aletatët

Rama nga tryeza me Blinken i kërkon Kurtit të konsultohet me aletatët

45
0
Shares

Kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje sot udhëheqjes së Kosovës që të mos bëjnë asnjë hap pa u koordinuar me aleatët tanë. Rama e bëri këtë thrrje në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Blinken që ndodhet për vizitë në Shqipëri.

“Ne do të vazhdojmë ta nxisim dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. SHBA kanë qenë janë dhe do të mbeten mbështetëse të palëkundura të njohjes së Kosovës. Është mirë që shqiptarët të mos e harrojnë se pa SHBA nuk do të kishte një shtet të pavarur të Kosovës dhe se interesi i SHBA në rajon për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri e Kosovë, nuk është i dorës së dytë, as një interes i ndarë në çfarëdo aspekti, nga interesi ynë, për të ndërtuar një të ardhme në paqe për gjeneratat e tjera. Ne ndjehemi të keqardhur sa herë shohim hapa mbrapa. Ne jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e rajonit, për dhimbjen e plagëve të një tragjedie jo shumë të largët të plagëve për ata që jetojnë në Kosovë. Po ashtu edhe për sulmin në Basnjë, Serbia nuk është se e ndihmon si duhet procesin. Por ne duhet të jemi të vetëdijshëm që është në interesin tonë që të vazhdojmë me realizmin e kërkesave, që nuk janë as kërkesa që Kosova të lëshojë as një milimetër, por që bëjnë të mundur krijimin e një konteksti që e ngre lartë Kosovën, si një republikë që meriton respekt nga aleatët, pa të cilët e ardhmja bëhet shumë me largët dhe e tashmja shumë më e ndërlikuar. E përsëris apelin për autoritetet e Prishtinës që të mos bëjnë asnjë hap të pakoordinuar me të gjithë aleatët tanë strategjikë. Nga veprimet e pakoordinuara, mund të fitohen disa vota sot për sot, por nuk fitohet e ardhmja”, tha Rama gjatë konferencës.

Rama nuk mban marrëdhënie kaq të forta me lidershipin e Kosovës dhe ka qënë vazhdimisht kritik me qëndrimet e kyreministrit të Kosovës Albin Kurti. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY