Meri e horoskopit lë BBV, askush nuk mund ta ndalë sherrin mes...

Meri e horoskopit lë BBV, askush nuk mund ta ndalë sherrin mes Ilnisës dhe Sarës

135
0
Shares

Meri ka lënë shtëpinë e “Big Brother VIP 3” prime-n e sotëm duke mbetur e zjgënjyer me vendimin e publikut.

Njëkohësisht Meri nuk ka as biletë kthimi kështu që ajo automatikisht humb mundësinë për të fituar çmimin e madh.

Ajo la shtëpinë pasi humbi më televotim me Gazin dhe Ilnisën.

Largimi i Merit u diskutua edhe në studio, ku sipas opinionistes Ori Nebiaj, ajo u penalizua për shkak të shoqërisë me Ilnisën.

Më herët në spektakël u zhvillua një debat i ashpër mes Ilnisës dhe Sarës.

Ilnisa akuzoi Sarën se ajo po vjedh lojën e saj dhe se është shumë e zonja në manipulim.

Sara: U nxeha kur Ilnisa përmendte Bardhin në bisedat tona. Më ka marrë, kur ishim tek krevati i saj, i thash që kam dëgjuar se më ruan nga Bardhi, por nuk e ke asgjë. Unë dua që debatet tona të jenë mes nesh dhe jo me Bardhin dhe Meritonin. Ilnsa atë ditë më ka dhënë dorën.

Ilnisa: Atë që di të bësh më mirë është të kamuflosh, gjëja që di më mirë është të manipulosh.

Sara: I kam thënë që sot e mbrapa jemi unë dhe ti (Ilnisa).

Ilnisa: Ti po vjedh lojën time! Unë e di që je shumë e zonja të më manipulosh. Unë fillova të të besoja çdo gjë që nxirrje nga goja.

Sara: Ti më provokon gjithë kohës. Ke gjetur një pikë të dobët dhe më provokon. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY