DASH/ Blinken me 14 shkurt në Tiranë, më pas udhëton në Mynih

DASH/ Blinken me 14 shkurt në Tiranë, më pas udhëton në Mynih

79
0
Shares

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Shqipërinë më 14 shkurt, sipas Departamentit amerikan të Shtetit, njoftoi Zëri i Amerikës.

Sipas Departamentit të Shtetit, gjatë qëndrimit në Tiranë, “Sekretari Blinken do të konfirmojë marrëdhëniet e afërta ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.”

Në deklarata e Departamentit të Shtetit Shqipëria cilësohet si “një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i qëndrueshëm në përkrahje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.”

Pas vizitës në Shqipëri, Sekretari Blinken udhëton në Gjermani, ku pritet të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, si pjesë e delegacionit të udhëhequr nga Nën Presidentja Kamala Harris.

Gjatë konferencës, që mbahet më 16 deri më 18 shkurt, sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit Matthew Miller, Sekretari Blinken pritet të zhvillojë takime dypalëshe “për të theksuar përkrahjen e qëndrueshme të Shteteve të Bashkuara për popullin e Ukrainës” dhe për të “vazhduar diskutimet me partnerët se si të arrihet paqja dhe siguria në Lindje të Mesme”. Departamentit i Shtetit njoftoi se Sekretari Blinken po ashtu do të “nënvizojë përkushtimin (amerikan) për sigurinë transatlantike”. VOA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY