Rama, telegram për Ilham Aliyev: Urime, lider i padiskutueshëm

Rama, telegram për Ilham Aliyev: Urime, lider i padiskutueshëm

92
0
Shares

Kryeministri Edi Rama uroi fitoren e Ilham Alyev si President i Azerbaixhanit ku ai konkuroi me 6 rivalë dhe fitoi afro 92% të votave.

“Urime të përzemërta mikut tim të dashur, për rikonfirmimin e tij si lider i padiskutueshëm i Azerbajxhanit mik, një vend i mrekullueshëm me njerëz të zellshëm, punëtorë, të cilët, nën udhëheqjen e tij, po bëjnë hapa të mëdhenj përpara! Mezi pres të ndihmoj në hapjen e Ambasadës së re Shqiptare në Baku shumë shpejt” – shkroi Rama në X.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Azerbaixhan lajmëroi se Ilham Aliyev do të ishte sërish President i vendit plot naftë e gaz në breg të Kaspikut.

Pasi ishin numëruar pak më shumë se gjysma e votave, Aliyev ishte shumë përpara me 92.1% të votave të hedhura.

Aliyev, prej më shumë se dy dekadash pason babain e tij Heydar si president i vendit.

Ai merr zakonisht mbi 85% të votave në zgjedhje që grupet e të drejtave thonë se nuk janë as të lira dhe as të drejta. Por zyrtarët e Azerbajxhanit thonë se zgjedhjet janë të drejta dhe transparente dhe se popullariteti i Aliyev është rritur që nga fitorja në Karabak. Ai është një aleat i ngushtë i Recep Tayip Erdogan, por mban marrëdhënie pune me Rusinë.

Në janar, Aliyev, 62 vjeç, u tha mediave lokale se ai kishte thirrur zgjedhjet e parakohshme për të shënuar “fillimin e një epoke të re” në Azerbajxhan, për të cilën ai tha se kishte rivendosur sovranitetin e tij duke rimarrë Karabakun. Ai u përball me 6 “rivalë”, por asnjëri prej tyre nuk ishte kritik ndaj sundimit të tij. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY