Deputetja e PD zbulon favoret e Ramës ndaj koncensionarit të Butrintit/ Ina...

Deputetja e PD zbulon favoret e Ramës ndaj koncensionarit të Butrintit/ Ina Zhupa: 1 përfaqësues shteti, 4 nga privati

99
0
Shares

Deputetja e PD Ina Zhupa tha sot se qeveria Rama ka favorizuar fondacionin në lidhje me koncensionin e Butrintit. Zhupa tha se bordi ka 1 përfaqësues shteti dhe 4 nga privati ndërkohë që investimet e shtetit janë shumë më të mëdha.

“Një nga shkeljet kushtetuese që ne kemi evidentuar mospasja e rolit parësor të shtetit shqiptar në koncesionin e Butrintit, që tregon se shteti shqiptar nuk është më garant për identitetin, për historinë, për trashëgiminë kulturore, siç ia detyron Kushtetuta dhe Konventa e Parisit, por tashmë do të jetë një privat, garant për këtë.
Ne kemi argumentuar edhe në debatin gjyqësor se si shteti shqiptar ishte i nënpërfaqësuar, kishte dy përfaqësuese nga pesë gjithsej, pra,ish- ministrja Elva Margariti dhe noterja Fiona Boriçi, që më pas u zëvendësua me drejtoreshën e Institutit të Trashëgimisë Kulturore.
Në fakt, në të gjitha debatet në Kuvend, në daljet e ministres Margariti dhe në përballjen me mua, i kam thënë që jo vetëm është i nënpërfaqësuar shteti shqiptar, por edhe ky përfaqësim është nominal, si individ, me emër, Elva Margariti, dhe jo me funksion, që do të thotë kur ti përfaqësohesh me funksion, me humbjen e funksionit, zëvendësohesh nga ministri tjetër.
Elva Margariti me një deklaratë e kundërshton këtë.
Duke qenë se më 15 janar, Margariti është shkarkuar nga Kuvendi me propozim të Kryeministrit Edi Rama dhe ka marrë detyrën ministri i ri Blendi Gonxhe, ne iu drejtuam me kërkesë Gjykatës së Shkallë të Parë Tiranë për të kuptuar se kush ishin anëtarët e Bordit pas shkarkimit të znj. Margariti. Dhe përgjigja që marrim më 1 shkurt nga kancelari i Gjykatës së Shkallës së Parë, është se … “ndryshime të mëtejshme nuk ka”.
Pra, sot në rast se bëhet një mbledhje e Bordit të Butrintit, ne kemi atje katër përfaqësues privat dhe vetëm një: drejtoreshën e Institutit të Trashëgimisë Kulturore, Klesta Qiricin.
Me këtë dokument, ne kemi të vërtetuar dy lloj shkeljesh: një shkelje kushtetuese dhe një shkelje penale. Me shkelje kushtetuese ne kemi vërtetuar tashmë që Elva Margariti ka lënë shtetin shqiptar të papërfaqësuar në nivel funksionesh, por i ka përfaqësuar në nivel individësh dhe ka vendosur veten e saj. Kushtetuta e Shqipërisë nuk lejon ministrat që të kryejnë veprimtari tjetër, të jenë anëtarë të OJF-ve, bordeve, koncesioneve, të veprimtarive të tjera fitimprurëse dhe i ndalohet çdo veprimtari tjetër përveç asaj të ministrit.
Duke bërë këtë gjë, gjithashtu, tregohet se shteti shqiptar është i nënpërfaqësuar dhe shkel Konventën e Parisit që thotë se duhet të ketë rol parësor, por shkel edhe atë që është logjika ekonomike. Kur shteti shqiptar fut në këtë koncesion një pasuri me vlera të jashtëzakonshme, qindra mijëra, miliona euro, si Butrinti, dhe nga ana tjetër pala private që fut 5 milionë euro ka përfaqësim më të madh se këta që fusin më shumë para”, shpjegoi deputetja Ina Zhupa. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY